TËRMETI/ Kërkesa e fortë e deputetit socialist në mbledhje: Të lëmë diçka nga rroga! Jo propagandë

Publikuar tek: politike, më 12:38 22-09-2019 TËRMETI/ Kërkesa e fortë e deputetit socialist në mbledhje: Të lëmë diçka nga rroga! Jo propagandë

Një propozim i veçantë është bërë sot në mbledhjen e grupit të PS, ku ishin të pranishëm edhe kryebashkiakët lidhur me situatën e tërmeteve.

Ishte deputeti, Paulin Sterkaj ai i cili propozoi se do të ishte mirë të jepnin një pjesë nga rroga e tyre, ndërsa ka shtuar se ministrat përkatës duhet të gjejnë specialistët e duhur, dhe nuk duhet të bëjnë propagandë.

"Kjo kaloi, por të mendojmë për të ardhmen. Para 30 viteve ndodhi në Shkodër, e kam përjetuar unë. Kishte të plagosur, por nuk kishte krevate ku me i shtruar. Duhet të veprojë çdo qeveri. Ministrat përkatës duhet të gjejnë specialistët e duhur, nuk duhet të bëjnë propagandë. Të stimulojnë më shumë infrastrukturën se janë dëmtuar.

Sot në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë janë plagosur të gjithë psikologjikisht. Më mirë do ishte të informohen me specialistë të fushës dhe duhet të kishte programe edukuese në televizione për njerëzit. Edhe ne si deputetë të lëmë diçka nga rroga për rastet si zjarri, përmbytjetet aio tërmetet, por edhe nga të ardhurat e taksave që merr shteti, të ndahet një fond special, tha Sterkaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03485107421875
array(1) { ["section"]=> string(102) "termeti-kerkesa-e-forte-e-deputetit-socialist-ne-mbledhje-te-leme-dicka-nga-rroga-jo-propagande-179373" }