Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish sot rreth orës 18:11 në gjithë territorin e Shqipërisë. Mësohet se epiqendra e tërmetit është ishulli Lefkada në Greqi.
Stacionet tona sizmiologjike kanë regjistruar lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6 të shkallës righter.
Tërmeti fatmirësisht ka kaluar pa lëndime në njerëz e dëme materiale. Kjo është hera e dytë që në Shqipëri ndjehen lëkundje tërmeti. Pak ditë më parë tre lëkundje të fuqishme e të njëpasnjëshme ngjallën panik e frikë.