Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë godet Filipinet

Publikuar tek: bota, më 06:06 17-10-2019 Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë godet Filipinet

Filipinet u goditën dje nga një tërmet i fortë që tronditi rajonet jugore të vendit.

Sipas autoriteteve vendase tërmeti kishte magnitudë 6.3 ballë sipas shkallës Rihter, ndërsa shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe panik tek njerëzit, të cilët dolën nga baneat. Autoritetet raportuan se katër persona kishin nevojë për ndihmë mjeksore.

“Kemi marrë njoftime për dëme, por ende po i verifikojmë. Në këtë moment jemi relativisht mirë”, deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit Kidapaëan, Joseph Evangelista, në një intervistë për radio.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 7:30 pasdite. Ndërkaq, nuk ka paralajmërim për cunami.

Në më pak se një orë, tërmeti u pasua nga një tjetër lëkundje më magnitudë 5,5 ballë në provincën Sultan Kudarat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kaos në Hong Kong, ndërpritet fjalimi i udhëheqëses Carrie Lam në Parlament
'Mos bëj të FORTIN! Mos u bëj BUDALLA!' Zbulohet LETRA që Trump i ka dërguar Erdoganit »
Article Logic
Execution time: 0.011539936065674
array(1) { ["section"]=> string(53) "termeti-me-magnitude-6-3-balle-godet-filipinet-182376" }