Tërmeti në Napoli, konfirmohen 2 viktimat e para, nxirret e gjallë foshnja 7 muajsh (FOTO)

Publikuar tek: rajon, më 08:20 22-08-2017 Tërmeti në Napoli, konfirmohen 2 viktimat e para, nxirret e gjallë foshnja 7 muajsh (FOTO)

Konfirmohen viktimat e para nga tërmeti që lëkundi mbrëmë Italinë.

Lëkundjet sizmike me magnitudë 3.6 ballë shkaktoi deri tani vdekjen e 2 grave dhe plagosjen e rreth 39 personave, mes tyre njëri në gjendje kritike. Tërmeti ra rreth orës 21.00 në ishullin historik Ischia.

Ndërsa dëmet materiale të janë të konsiderueshme, pasi janë shkatërruar banesa e godina të shumta.

Ansa konfirmon nga ana tjetër se edhe një foshnje 7-muajshe është gjendur e gjallë nën rrënoja. Në mesin e “mrekullive" ka edhe një burrë dhe dhe një grua e moshuar, të cilën u nxorrën të gjallë nga ndërtesat e shembura.

Disa nga zonat më të prekura nga tërmeti janë Forio, Serrara Fontana, Lacco Ameno, Barano d'Ischia dhe Casamicciola Terme.

Sakaq spitali Rizzoli di Lacco Ameno është evakuuar pas të çarave të shumta në mure. Tërmeti ka shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë elektrike për disa minuta. 

 

FF.jpg

FFF.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të plagosur dhe të zhdukur pas tërmetit në Napoli
14 orë nën rrënojat e tërmetit në Itali, nxirren të gjallë edhe dy fëmijë të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.0090091228485107
array(1) { ["section"]=> string(92) "termeti-ne-napoli-konfirmohen-2-viktimat-e-para-nxirret-e-gjalle-foshnja-7-muajsh-foto-89791" }