Ministria e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen apo kanë të afërmit e tyre në Nepal të kontaktojnë në numtrat e telefonit dhe adresën e email-it për të informuar autoritet shqiptare për vendndodhjen e tyre.
“MPJ informon se shërbimi konsullor i kësaj Ministrie ka vënë në dispozicion adresën elektronike [email protected] dhe numrat e telefonit pa pagesë +355699826678 dhe 08000022 për të asistuar të gjithë ata shtetas, të afërmit e të cilëve ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti në Nepal. Ministria e Punëve të Jashtme fton të interesuarit të kontaktojnë sa më parë të jetë e mundur në adresën elektronike dhe numrat e telefonit të sipërpërmendura për të informuar mbi vendndodhjen dhe për të ofruar numrat e telefonit të të afërmve të tyre që ndodhen në këto zona dhe që kanë nevojë për asistencë konsullore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ministria Jashtme ka shprehur gjithashtu keqardhjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për popullin dhe Qeverinë e Nepalit për jetët e humbura në tërmetin e sotëm. “Dëshirojmë të shprehim solidaritetin me autoritetet e Nepalit për të kaluar sa më parë këtë moment të vështirë”, thuhet në njoftim.
Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Nepalin duke shkaktuar më shumë se 1000 viktima. Shumë persona rezultojnë ende të zhdukur çka mund të rrisë më tej numrin e viktimave të shkaktuara në ky tërmet.
Numrat e telefonit: +355699826678 dhe 08000022
Email: [email protected]
Lexo edhe: Mbi 1000 viktima nga tërmeti 7.9 ballësh në Nepal