Tërmeti në Turqi, deri tani raportohen për 4 viktima dhe 120 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 14:58 30-10-2020 Tërmeti në Turqi, deri tani raportohen për 4 viktima dhe 120 të plagosur

Tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë rreth orës 2 të ditës së sotme, deri në këto momente ka shkaktuar 4 viktima dhe 120 të plagosur.

Sipas raportimeve të mediave turke, njëri nga viktimat është mbytur si pasojë e cunamit që goditi brigjet e Izmirit direkt pas lëkundjeve të tërmetit. Tre viktimat e tjerë janë gjetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti i fuqishëm.

Ndërkohë që vijon kërkimi për njerëz të tjerë nga ekipet e shpëtimit. Ata po ndihmohen edhe nga banorët e zonës, për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat. Gjithashtu bëhet me dije se fatmirësisht 5 persona janë nxjerrë të gjallë që nga momentet e para.

Agjencia e kërkim-shpëtimit i ka bërë thirrje qytetarëve të mos futen nëpër banesat e tyre. Si pasojë e tërmetit disa ndërtesa janë shembur dhe mendohet se shumë persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sizmiologu i njohur grek paralajmëron qytetarët: Priten pasgoditje më të mëdha, banorët mos të futen nëpër shtëpi
Gëzim dhe duartrokitje, ky është momenti emocionues kur një vajzë nxirret e gjallë nga rrënojat në Izmir (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.01102614402771
array(1) { ["section"]=> string(78) "termeti-ne-turqi-deri-tani-raportohen-per-4-viktima-dhe-120-te-plagosur-225795" }