Tërmeti në Turqi dhe ishujt grek, flet kryeministri Mitsotakis: Samos rezistoi, masat për pandeminë shpallen nesër

Publikuar tek: rajon, më 16:04 30-10-2020 Tërmeti në Turqi dhe ishujt grek, flet kryeministri Mitsotakis: Samos rezistoi, masat për pandeminë shpallen nesër Kryeministri grek Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që “shkundi” Turqinë  dhe disa ishuj grekë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mitsotakis tha se një ekip qeveritar është nisur drejt ishullit grek Samos, i cili është edhe më i dëmtuar nga tërmeti.

Për sa i përket masave të pandemisë, të cilat ishin planifikuar për t’u shpallur sot, kryeministri grek tha se do të shpallen ditën e nesërme.

“Samos rezistoi! Një ekip qeveritar po shkon në ishull për t’u marrë me problemet. Unë jam vazhdimisht i informuar për situatën dhe u bëj thirrje banorëve që të jenë vigjilentë gjatë aktivitetit pas tërmetit. Njoftimet për pandeminë do të bëhen nesër “, shkruan Mitsotakis.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rekord i FRIKSHËM, shifrat e infektimeve me COVID-19 në KOSOVË i kalojnë 400
Paralajmërimi sizmologut grek: Me shumë gjasë është tërmeti kryesor, do të ketë lëkundje të tjera… »
Article Logic
Execution time: 0.012642860412598
array(1) { ["section"]=> string(118) "termeti-ne-turqi-dhe-ishujt-grek-flet-kryeministri-mitsotakis-samos-rezistoi-masat-per-pandemine-shpallen-neser-225802" }