Tërmeti në Turqi, eksperti paralajmëron ortekë dhe rrëshkitje të dheut

Publikuar tek: bota, më 13:59 23-02-2020 Tërmeti në Turqi, eksperti paralajmëron ortekë dhe rrëshkitje të dheut Banesa te shkaterruara nga termeti ne Turqi

Eksperti i katastroface Yildrim Gungor ka paralajmëruar qytetarët se pas tërmeti të fuqishëm 5.7 ballë që goditi kufirin Turqi-Iran mëngjesin e sotëm, do të ketë rrëshkitje dheu dhd ortekë dëbore.

r“Tërmetet mund të shkaktojnë ortekë dhe rrëshqitje të dheut. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm sidomos në rajonet ku ekziston një rrezik orteku në Van Başkale.” tha ai.

Tërmeti i sotëm në Turqi ka lënë të vdekur 8 persona dhe 21 të plagosur, ndërsa mendohet se shumë të tjerë janë nën rrënojat e ndërtesave.

Moti i ftohtë dhe me dëborë e bën shumë të vështirë strehimin e banorëve, edhe pse qeveria dhe autoritetet kanë vendosur 144 tenda familjare, ndërsa 13 ekipe shpëtimi kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti.

Rreth 1 muaj më parë Turqia u godit nga një tjetër tërmet i fortë, që la pas 40 të vdekur dhe mijëra banesa të shkatërruara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098278522491455
array(1) { ["section"]=> string(76) "termeti-ne-turqi-eksperti-paralajmeron-orteke-dhe-rreshkitje-te-dheut-196168" }