Tërmeti në Turqi/ Erdogan viziton qytetin e shkatërruar të Elazig: Turqia di të ringrihet

Publikuar tek: bota, më 16:28 25-01-2020 Tërmeti në Turqi/ Erdogan viziton qytetin e shkatërruar të Elazig: Turqia di të ringrihet

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan para disa orësh ka shkuar në qytetin e Elazig.

Erdogan ka inkurajuar popullin turk, duke thënë se në të kaluarën Turqia ka përjetuar tërmete edhe më të mëdha se ai i mbrëmshmi  dhe ia kanë dalë të ringrihet.

Erdogan ka thënë se do të vazhdojnë kërkimet dhe askush nuk do të ngelë nën rrënoja.

“Në të kaluarën ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t’i kalojë me durim. Si shtet, si popull shpresoj se kemi bërë më të mundurën, do ta bëjmë edhe pas kësaj. Të gjitha punimet tona nën rrënoja do të vazhdojnë. Në vend të rrënimeve nëpër fshatra dhe lagje do bëhen të gjitha ato që janë të nevojshme, nuk do lëmë askënd jashtë. Mos dëgjoni thashethemet, mos dëgjoni propagandën negative të askujt, dijeni që ne jemi shërbëtorët tuaj”, ka thënë Erdogan.

Kujtojmë se deri tani ka 22 viktima dhe mbi 1200 të plagosur nga tërmeti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070488452911377
array(1) { ["section"]=> string(94) "termeti-ne-turqi-erdogan-viziton-qytetin-e-shkaterruar-te-elazig-turqia-di-te-ringrihet-193133" }