Tërmeti ‘Pisa’ që rrëzoi propagandën në arsim! Asnjë reagim nga Rama e Shahini për renditjen katastrofike të nxënësve shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:45 12-12-2019 Tërmeti ‘Pisa’ që rrëzoi propagandën në arsim! Asnjë reagim nga Rama e Shahini për renditjen katastrofike të nxënësve shqiptarë

Ditën e djeshme newsbomb.al publikoi rezultatet e Programit për Vlerësim Ndërkombëtar të Nxënësve i njohur si PISA, i cili mbahet çdo tri vite. Vendi ynë u rendit i 61 nga 77 vende pjesëmarrëse, një rezultat ky shumë i dobët që ka ngjallur reagime masive.

Për këto rezultate ka shkruar edhe ish-deputeti i PD Luçiano Boçi duke e cilësuar si “tërmeti PISA që rrëzoi propagandën në arsim.

“Rezultati reflekton të gjitha alarmet tona për kaosin në arsim dhe paaftësinë e kabineteve Rama në dy mandate.

Ndërkohë asnjë reagim nga Ministria e Arsimit dhe as nga Rama.

Një heshtje varri për të varrosur të vërtetën lemeritëse”, shkruan Boçi.

MË SHUMË NGA REAGIMI I ISH-DEPUTETIT:

“Nga secili shtet që merr pjesë në PISA përzgjidhet një mostër përfaqësuese e nxënësve 15-vjeçarë që i nënshtrohen testit. Prandaj, konsiderohet se rezultatet e testit, reflektojnë gjendjen reale të sistemit të arsimit dhe mundësojnë krahasimin në mes të shteteve. Kjo matje bëhet në tri disiplina/fusha: lexim, matematikë dhe shkenca të natyrës. Në secilin cikël të PISA-s, një nga fushat është në fokusin kryesor të vlerësimit, pra është “fusha kryesore”.

Për 2018 fusha kryesore ishte “reading”.

Vendi ynë u rendit i 61 nga 77 vende pjesëmarrëse (pa Spanjën).

Krahasimisht me 2015, ku Shqipëria u rendit e 52 nga 71 vende, shihet një rënie dramatike.

Pasojat e të ashtëquajturave reforma kurrikulare, tekstesh apo ligjore, duken qartë që janë me përmasat e një tërmeti shkatërrimtar.

Rezultati reflekton të gjitha alarmet tona për kaosin në arsim dhe paaftësinë e kabineteve Rama në dy mandate.

Ndërkohë asnjë reagim nga Ministria e Arsimit dhe as nga Rama.

Një heshtje varri për të varrosur të vërtetën lemeritëse.

Nuk janë më ato tam-tam-et e 2015, ku debati ishte i fortë për shkak se ngjitja e Shqipërisë në klasifikim ishte pasojë e asaj cka ishte bërë deri në 2013.

Pasojë që Rama u mundua ta trumbetojë si sukses të vetin.

Ndërsa sot që rezultati katastrofik dëshmon dështimin e politikave të tij e propagandës së tij, të Nikollës dhe Besës, të gjithë heshtin sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Kjo është e vërteta ulëritëse e arsimimit të fëmijëve tanë.

Pasoja që këta kanë sjellë në arsim është e tmerrshme dhe riparimi i saj nis me largimin e “mjeshtrit të mashtrimit” dhe shpurës së të paaftëve."

78860226_2479679745609197_3938795326114103296_o.jpg

78904495_2479680195609152_6035958531683778560_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Viziton familjen e prekur nga tërmeti, emocionohet Rama: Gjyshja ime thoshte se vdekja…  
'Fiskalizimi', Haxhi: Kërkoj serverin e mesëm nga vetë kompanitë! KUNDËRSHTON Ahmetaj: Sistemin nuk mund ta marrë privati »
Article Logic
Execution time: 0.013049125671387
array(1) { ["section"]=> string(131) "termeti-pisa-qe-rrezoi-propaganden-ne-arsim-asnje-reagim-nga-rama-e-shahini-per-renditjen-katastrofike-te-nxenesve-shqiptare-189178" }