Tërmeti/ Rama flet nga Roma, njofton vizitën me kancelaren Merkel: Mirënjohje Italisë. Ndërhyrjet për rindërtimin, do jenë masive

Publikuar tek: politike, më 15:41 23-01-2020 Tërmeti/ Rama flet nga Roma, njofton vizitën me kancelaren Merkel: Mirënjohje Italisë. Ndërhyrjet për rindërtimin, do jenë masive

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një videomesazh nga Roma menjëherë pas takimit me homologun italian, Giuseppe Conte si dhe ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio ku i falenderon për ndihmën e ofruar për tërmetin e 26 nëntorit.

 Gjatë video-mesazhit kryeministri gjithashtu ka bërë me dije se në fillim të javës së ardhshme do të takojë kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Mirënjohje Italisë për ndihmën ekonomike pas tërmetit. Jam shumë mirënjohës dhe i inkurajuar nga vëmendja e veçantë dhe gatishmëria që kam gjetur nga kryeministri dhe ministri i jashtëm italian, ndërkohë që do të vijojmë takimin me Merkel në fillim të javës së ardhshme si dhe me disa kontakte kyçe të larta.

Planet e rindërtimit po ecin shpejt brenda kalendarit të parashikuar për ngritjen e banesave të para individuale, te cilat do të jenë në pranverë dhe duke përfunduar me shtëpitë në zonat rurale brenda 2020.

Ndërhyrjet do të jenë masive dhe procesi i rindërtimit pak më i gjatë. Dua të riktheksoj se do të vijojmë te punojmë fort derisa ti kthejmë njerëzit në apartamentet e reja. Jemi branda afateve edhe me rindërtimin e shkollave”, tha Rama.

Theksojmë që kryeministri shkoi sot në Romë për të lobuar dhe për t'u siguruar se Conte do të jetë i pranishëm në Konferencën e Donatorëve për tërmetin e organizuar nga BE në Bruksel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077898502349854
array(1) { ["section"]=> string(131) "termeti-rama-flet-nga-roma-njofton-viziten-me-kancelaren-merkel-mirenjohje-italise-nderhyrjet-per-rindertimin-do-jene-masive-192926" }