Tërmeti rrëzoi kullën në fshat, por u buzëqeshi fati: Shqiptari nga Anglia u dhuron shtëpinë e ëndrrave

Publikuar tek: aktualitet, më 23:55 13-12-2019 Tërmeti rrëzoi kullën në fshat, por u buzëqeshi fati: Shqiptari nga Anglia u dhuron shtëpinë e ëndrrave

Tërmeti i fortë që goditi vendin u mori jetën 51 personave, u plagosën mbi 1 mijë të tjerë si dhe la të pastrehë mijëra banorë të tjerë. Tashmë, faza më e vështirë pas tërmeti është ajo e ndërtimit të shtëpive të reja për banorët e prekur dhe strehimi sa më parë i tyre.

Mbrëmjen e sotme emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” kanë bërë të lumtur një familje të prekur nga tërmeti, të cilës ju shkatërrua shtëpia. Një emigrant shqiptar nga Anglia i ka kërkuar emisionit që shtëpinë që ai kishte në Bulqizë, t’ja dhuronin një familjeje që kishte nevojë.

Gazetari i emisionit Ferit Lika bisedoi edhe me Ernestin banesa e të cilit është shembur nga tërmeti. Djali thotë se ka parë tmerr me sy. “Kapa vëllain dhe babin duke i zvarritur, ishte shumë e vështirë, na sollën çadrën, brenda nuk futemi se kemi frikë. Unë jam në klasë të 9. Ne po ikim diku jam shumë shumë i lumtur”, thotë Ernesti.

“Ne do të shkojmë në një shtëpi në Bulqizë dhe ajo shtëpi do të jetë e juaja” i thotë gazetari.

Banesa e rë në qytetin e Bulqizës është dhuruar nga një shqiptar i cili banon në Angli por dëshiron të mbetet anonim. Vendlindja e emigrantit shqiptar është pikërisht Bulqiza. Dëshira e tij ishte që në banesën e tij t’ia dhuronte përmes emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” një familje të prekur nga tërmeti.

Stafi i emisionit plotësoi dëshirën e shqiptarit me zemër të madhe.

“Këtu ndihem sikur kemi rilindur. Jam kaq e lumtur, ne nuk jemi mësuar me këto kushte” thotë Drita ndërsa kryefamiljari thotë se ndihet si në ëndërr. “Se vdisja e dija por kjo shtëpi qenka ëndërr”, shprehet ai.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03492283821106
array(1) { ["section"]=> string(108) "termeti-rrezoi-kullen-ne-fshat-por-u-buzeqeshi-fati-shqiptari-nga-anglia-u-dhuron-shtepine-e-endrrave-189340" }