Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, vjen reagimi i parë nga qeveria shqiptare: Jemi pranë vëllezërve turq

Publikuar tek: politike, më 22:00 24-01-2020 Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, vjen reagimi i parë nga qeveria shqiptare: Jemi pranë vëllezërve turq

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj reagon pas tërmetit të fuqishëm 6.8 ballë në Turqi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cakaj shprehet i shqetësuar dhe thotë se Shqipëria është pranë vëllezërve turq.

"Thellësisht i shqetësuar për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente në vështira, ne jemi pranë vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Lutjet tona janë për Turqinë”, shkruan ministri i Jashtëm Gent Cakaj në rrjetet sociale.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ende publikisht.

Deri tani nga tërmeti në Lindje të Turqisë raportohet për 12 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025965929031372
array(1) { ["section"]=> string(106) "termeti-shkaterrimtar-ne-turqi-vjen-reagimi-i-pare-nga-qeveria-shqiptare-jemi-prane-vellezerve-turq-193060" }