Tërmeti shkatërron spitalin në Accumoli, pacientët nëpër rrugë me barrela. Mobilizohet ushtria për nxjerrjen e trupave (Foto)

Publikuar tek: bota, më 08:32 24-08-2016 Tërmeti shkatërron spitalin në Accumoli, pacientët nëpër rrugë me barrela. Mobilizohet ushtria për nxjerrjen e trupave (Foto)

“Vend i shkatërruar plotësisht, spitali po ashtu dhe pacientët qëndrojnë me barrela dhe krevatë nëpër rrugë” kjo është panorama që të ofron Accumoli sot.

Tërmeti shkatërroi thuajse gjithçka orët e para të mëngjesit duke lënë të paktën 16 viktima dhe shumë të tjerë nën rrënoja.

“Tërmeti i mëngjesit të sotëm zhduku fshatin, Accumoli tani nuk ekziston më. Spitali në Accumoli është shaktërruar dhe pacientët qëndrojnë me barrela dhe krevatë nëpër rrugë” kështu ka thënë kreu i komunsës së kësaj zone teksa shpreh keqardhjen për viktimat.

Kreu i zjarrfikësve po ashtu ka deklaruar se është e pamundur të përcaktohet numri i viktimave me saktësi pasi shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja.

Ndërkohë shteti italian ka mobilizuar ushtrinë për nxjerrjen e trupave.

termet_itali5.jpgtermet_itali3.jpgtermet_itali.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritet sërish numri i viktimave në Itali, 132 të vdekur nga tërmetet, shumë prej tyre fëmijë
Ambasada Shqiptare në Itali vë në dispozicion numrin e emergjencës: Deri tani nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti »
Article Logic
Execution time: 0.012074947357178
array(1) { ["section"]=> string(127) "termeti-shkaterron-spitalin-ne-accumoli-pacientet-neper-rruge-me-barrela-mobilizohet-ushtria-per-nxjerrjen-e-trupave-foto-50689" }