Tërmeti 'shkund' Tiranën dhe Durrësin në mesnatë, lëkundjet shumë afër sipërfaqes së tokës

Publikuar tek: aktualitet, më 05:49 08-06-2020 Tërmeti 'shkund' Tiranën dhe Durrësin në mesnatë, lëkundjet shumë afër sipërfaqes së tokës Ilustruese

Lëkundjet e tokës kanë zgjuar banorët Tiranës dhe Durrësit në mesnatën e sotme.

Tërmeti me magnitudë 3.6 i shkallës Richter sipas qendrës europiane EMSC, e ka patur thellësinë vetëm 2 kilomentër, ndaj edhe lëkundjet janë ndjerë shumë.

Raportohet se epiqendra ka qenë vetëm 28 kilomentër larg kryeqyteti dhe vetëm 9 kilometër nga Mamurrasi.

Ndërkohë ka patur edhe paslëkundje, por nuk janë ndjerë për shkak të magnitudës së vogël.

Deri më tani fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale, por qytetarët kanë dalë të frikësuar nga banesat e tyre për shkak të frikës që ka lënë pas tërmeti i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Capture.JPG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në Greqi, përmbyset makina me katër shqiptarë
Java nis me reshje shiu, ja si do të jenë temperaturat ditën e sotme »
Article Logic
Execution time: 0.012757062911987
array(1) { ["section"]=> string(94) "termeti-shkund-tiranen-dhe-durresin-ne-mesnate-lekundjet-shume-afer-siperfaqes-se-tokes-209429" }