Tërmeti tragjik i 26 Nëntorit, hetuesit italianë mbërrijnë në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:06 22-01-2020 Tërmeti tragjik i 26 Nëntorit, hetuesit italianë mbërrijnë në Durrës

Hetuesit italianë kanë mbërritur në Durrës për të vijuar hetimet për pasojat e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Mësohet se hetuesit italianë po asistojnë prokurorinë e Durrësit e cila ishte dhe epiqendra e tërmetit 6.4 ballë, si pasojë e të cilit humbën jetën 51 persona dhe mbi 600 të tjerë mbetën të plagosur.

Sakaq, bëhet me dije se do të analizojnë edhe rastt e prekura nga tërmeti në Krujë.

Kujtojmë se lidhur me pasojat e tërmetit Gjykata e Durrësit ka dhënë masën për 8 personat e arrestuar me akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “vrasjes në rrethana cilësuese”. Sipas gjykatës zyrtarët dhe personat e arrestuar nuk kanë verifikuar dokumentacionin teknik të godinave, ndërtuesit kanë abuzuar me ndërtime jocilësore si dhe projektuesit dhe inxhinierët kanë falsifikuar dhe zbatuar në mënyrë jo korrekte projektet e ndërtimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073201656341553
array(1) { ["section"]=> string(74) "termeti-tragjik-i-26-nentorit-hetuesit-italiane-mberrijne-ne-durres-192828" }