Tërmeti tragjik në Turqi, reagon Olta Xhaçka: Ndajmë me ju dhimbjen e çdo shqiptari që s'mund të harrojë solidaritetin e pakursyer që na dhatë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:48 24-01-2020 Tërmeti tragjik në Turqi, reagon Olta Xhaçka: Ndajmë me ju dhimbjen e çdo shqiptari që s'mund të harrojë solidaritetin e pakursyer që na dhatë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka reagon pas tërmetit të fortë që goditi Turqinë mbrëmjen e sotme, me magnitudë 6.8 ballë e shkallës richter, dhe që ka shkaktuar deri tani 15 viktima e mbi 300 të plagosur.

Xhaçka shkruan se, ndan me popullin turk dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk dha kur Shqipëria ishte në të njëjtën situatë tragjedie.

“Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie. Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme”, shkruan ministrja Xhaçka.

Gjithashtu, edhe Taulant Balla shpreh solidaritet me popullin vëlla turk në këto momente të vështira.

“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë duke shkaktuar shumë jetë të humbura, shumë të plagosur dhe mjaft shtëpi të dëmtuara. Shprehim solidaritetin dhe jemi pranë popullit vëlla të Turqisë mike në këtë moment të vështirë”, shkruan Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020426988601685
array(1) { ["section"]=> string(147) "termeti-tragjik-ne-turqi-reagon-olta-xhacka-ndajme-me-ju-dhimbjen-e-cdo-shqiptari-qe-s-mund-te-harroje-solidaritetin-e-pakursyer-qe-na-dhate-193062" }