Tërmeti tragjik/ Takimi i Kim me ministrin Ahmetaj, ambasada publikon detajet (KËSHILLA PËR FONDET)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:30 14-02-2020 Tërmeti tragjik/ Takimi i Kim me ministrin Ahmetaj, ambasada publikon detajet (KËSHILLA PËR FONDET) Kim Ahmetaj

Ditën e djeshme ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka takuar ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Sot ka reaguar ambasada amerikane në Tiranë e cila përmes një postimi ka bërë me dije detaje nga takimi ku thotë se Kim dhe Ahmetaj kanë diskutuar për rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragiik i nëntorit.

Sakaq më tej në postim thuhet se ambasadorja ka këshilluar që të bëhet kujdes me investimin e fondeve të mbledhura, duke nënvizuar përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për tëgjitha fondet e përdorura për rindërtim.

“Ambasadorja Kim u takua me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj më 13 shkurt. Ata diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragiik i nëntorit. Ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim”, shkruhet në postimin e ambasadës i shoëruar me hashtagun SHBA krah Shqipërisë.

Ndërkaq Ahmetaj në postimin e tij alenderoi ambasadoren për ndihmën e SHBA në përpjekjet e qeverisë shqiptare për procesin e rindërtimit.

“Mirënjohje për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve ndaj Shqipërisë dhe një falenderim i posaçëm për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe kontributit që do të vijojë, në favor të përpjekjeve tona për #Rindërtim”, shkruajti Ahmetaj.

86281670_2626459317473676_3163727593757212672_o_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1973569393158
array(1) { ["section"]=> string(82) "termeti-tragjik-takimi-i-kim-me-ministrin-ahmetaj-ambasada-publikon-detajet-195165" }