Tërmeti u dëmtoi banesat, përfundon vendosja e çadrave në stadiumin e Durrësit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:09 22-09-2019 Tërmeti u dëmtoi banesat, përfundon vendosja e çadrave në stadiumin e Durrësit Çadrat e vendosura në stadiumin ''Niko Dovana''

Forcat e Armatosura përfunduan proçesin e vendosjes së çadrave të emergjencës për banorët e Durrësit në stadiumin ‘’Niko Dovana’’.

Proçesi i krijimit të kësaj pike emergjence për banorët e qytetit bregdetar nisi që në mëngjesin e sotëm, ku bashkë me çadrat u dërguan dhe shumë shtretër për banorët që u janë dëmtuar banesat. Në njërën prej tyre mund të vendosen 30 persona.

Durrësi rezultoi qyteti më i goditur nga dy tërmetet e fuqishme të shkallës 5.8 dhe 5.3 Rihter. Dëmet më të mëdha materiale dhe njerëzore u shkaktuan në këtë qytet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026607990264893
array(1) { ["section"]=> string(84) "termeti-u-demtoi-banesat-perfundon-vendosja-e-cadrave-ne-stadiumin-e-durresit-179390" }