Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë në Gjermani, pasi grabitën nën kërcënimin e armës dhe terrorizuan një të moshuar në vilën e saj.
Ata u arrestuan në Warstein, pasi kishin vjedhur sende me vlerë në shtëpinë e një 67-vjeçareje.
wdr.de shkruan se shqiptarët e kishin kanosur gruan me armë dhe më pas e kishin lidhur në karrigë dhe i kishin mbyllur gojën. Zonja e shtëpisë kishte mundur të lirohej, ndërkohë që autorët kontrollonin shtëpinë, duke njoftuar kështu policinë, e cila kishte mbërritur menjëherë.
Ata janë kapur, pas një aksioni me helikopter dhe qen policorë në një zonë malore.