Terr informativ/ AKEP shtyn vendimin për tarifat celulare: Javën tjetër...

Publikuar tek: aktualitet, më 17:32 15-02-2018 Terr informativ/ AKEP shtyn vendimin për tarifat celulare: Javën tjetër...

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vazhdon të lërë në terr informativ publikun e mediat lidhur me vendimin arbitrar që pritet të marrë për tarifat e kompanive celulare.

IAKEP ka vendosur të shtyjë vendimin për ta shqyrtuar javën tjetër. Ndërkaq, kreu i këtij institucioni, Ilir Zela, ndonëse pati mundësinë të reagonte para medieve të cilat e pyetën rreth mbledhjes apo vendimit të mundshëm, zgjodhi të mos bëjë transparencë duke e zhytur kështu veten më shumë në dyshimet se po favorizon një kompani (Albtelekom) ku ka punuar vetë më parë. Madje në vend t'u përgjigjej akuzave, Zela vendosi të sulmojë mediet si të përfshira në konflikt interesi. 

Kreu i AKEP, Ilir Zela është personi që ka hartuar draftin që favorizon në mënyrë të paligjshme operatorin Albtelekom, por për miratuar atë i duhen edhe votat e e anëtarëve të tjerë të Këshillit drejtues. Këta janë Alban Karapici, Anila Denaj, Ketrina Topciu, Klarina Allushi. 

Ky vendim, kërkon të diferencojë zbatimin e masës rregulluese të mos diskriminimit në tarifa me pakicë të thirrjeve on- net/ off net për Albtelecom dhe dy operatorët e tjerë Vodafone Albania dhe T- Mobile. AKEP kërkon t’ ja heqë këtë detyrim Albtelekom, duke filluar nga data 1 Prill i këtij viti.
Kreu i AKEP refuzoi të japë llogari edhe para parlamentit, ku është institucion varësie

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkrimi i Reporter.al, reagon OSHEE dhe ‘zbërthen’ rastin e Fatos Krasniqit: Ankohet për mbifaturim por është nënfaturuar
Ndryshimet në Policinë e Shtetit, ja kush janë 8 të emëruarit e rinj (EMRAT-FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.013096809387207
array(1) { ["section"]=> string(76) "terr-informativ-akep-shtyn-vendimin-per-tarifat-celulare-javen-tjeter-110366" }