Terror në Amerikë/ I riu plagos pronarin, vret 2 policë dhe u vendos flakën 12 shtëpive

Publikuar tek: bota, më 11:58 20-01-2020 Terror në Amerikë/ I riu plagos pronarin, vret 2 policë dhe u vendos flakën 12 shtëpive Dy policet viktima

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Amerikë.

Një person i armatosur pasi qëlloi me thikë pronarin e tij vrau dy oficerë policie dhe sikur të mos mjaftonte kjo më pas i vendosi flakën shtëpisë së pronarit. Flakët janë shpërndarë dhe kanë përfshirë 12 shtëpi të tjera, ku 5 prej të cilave u dogjën plotësisht.

Mediat e huaja shkruajnë se autori i ngjarjes është Jerry Hanel, i cili dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor.

Sipas disa burimeve ai plagosi me thikë pronarin për shkak se ai po e pushonte nga puna. Policia është vënë në dijeni të kësaj ngjarje dhe ka ndërhyrë mënjëherë duke u gjendur përballë me autorin i cili ka hapur zjarr mbi oficerët duke i lënë të vdekur në vend, një burrë dhe një grua.

Ndërsa polica vazhdon të punojë mbi zbardhjen e ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037613868713379
array(1) { ["section"]=> string(92) "terror-ne-amerike-i-riu-plagos-pronarin-vret-2-police-dhe-u-vendos-flaken-12-shtepive-192584" }