Terror në burgun grek të Koridhalos, masakrohet me thikë një tjetër shqiptar

Publikuar tek: rajon, më 18:41 11-04-2019 Terror në burgun grek të Koridhalos, masakrohet me thikë një tjetër shqiptar

Nuk kanë të sosur episodet e dhunës në burgun famëkeq grek të Koridhalos.

Një tjetër shqiptar është sulmuar dhe masakruar me thikë nga të burgosur të tjerë, vetëm pak javë vrasjes të një tjetër të burgosuri shqiptar nga dy grekë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Zonën 4 të burgut, ku viktimë e sulmit brutal me thikë ka rënë një shqiptar dhe një grek. Greku i masakruar është 33-vjeç dhe vuan dënimin për vjedhje, ndërsa shqiptari është 27-vjeç i arrestuar për drogë, raporton Newsbomb.al.

Nuk dihet nëse shqiptari dhe greku kanë qenë bashkë apo incidentet janë të ndara. Ata u sulmuan nga një grup tjetër të burgosurish që posedonin thika të improvizuara, raporton Newsbomb.al.

Sipas mediave greke, shqiptari dhe greku u transferuan fillimisht në spitalin e burgur, e më pas në një spital të jashtëm ku iu nënshtruan trajtimit mjekësor. Ndërsa tani të dy ndodhen të shtruar në qendrën spitalore të burgut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082170963287354
array(1) { ["section"]=> string(82) "terror-ne-burgun-grek-te-koridhalos-masakrohet-me-thike-nje-tjeter-shqiptar-160050" }