Terror në Firenze, shqiptari i dehur e me thikë në dorë alarmon qytetin

Publikuar tek: bota, më 09:19 13-10-2017 Terror në Firenze, shqiptari i dehur e me thikë në dorë alarmon qytetin

Ishte ora dy e natës mbrëmë kur një 31-vjeçar nga Maroku dhe një 30-vjeçar nga Shqipëria po vinin në drejtim të një diskoteke dhe ishin krejtësisht të dehur.

Roja e sigurisë i ndalon, por ata tregohen të dhunshëm. Më i shkurtri prej tyre, me flokë që i mbulonin fytyrën, i gjuan rojes me shkelm. Tjetri merr grykën e një shisheje dhe i gjuan pronarëve të diskotekës.

Ngarja ndodhi në Firenze, në një lokal në rrugën Sasseti ku cdo gjë u përfshi nga terrori. Dy të huajt kanë ngjallur panik jashtë një diskoteke, duke përhapur alarm në qytet dhe duke ngritur dyshime të forta për një atentat terrorist.

Ishin dy veta dhe njëri prej tyre i vuri thikën në fyt rojes së sigurisë së lokalit, edhe pastaj e ka sulmuar duke i grisur xhaketën dhe pantallonat. Të gjithë ulëritën nga ky veprim.

“Njëri nga ata më vuri thikën në fyt, por unë bëra mbrapa- tregoi për Nazione njëri nga rojet e sigurisë Secur&Secur. Më pas gjithmonë më armë në dorë më grisi xhaketën dhe pantallonat. Bërtiste në Arabisht, nuk e kuptova se çfarë po thoshte. Miku i tij, në fakt kishte një levë. Ishin momente të tmerrshme, personat që ishin brenda në lokal dolën me vrap të gjithë jashtë, disa majtas disa djathtas, shkruan lavoceditrentino, raporton newsbomb.al.

Sikur të mos mjaftonte kjo, shkatërrojnë katër makina që janë parkuar aty afër. Të pakënaqur, të dy kthehen përsëri.

“U kthyen papritmas duke ulëritur në gjuhën e tyre, me një thikë të madhe dhe leva, dhe i gjuanin njerëzve dhe rojeve të sigurisë. Ata e kuptuan thikën sepse po ndriçonte afër dritave. Duke parë se çfarë ka ndodhur kohët e fundit menduam më të keqen” tregon Pierluigi Tarchi, administratori i Secur&Secur. Sipas disa dëshmitarëve të dy agresorët kanë bërtitur disa herë “Allahu Ekber”. Por kuestura nuk e konfirmon këtë hipotezë.

Në fund të përplasjes me rojet e sigurisë të dy autorët kanë marrë plagë : Shqiptari po kurohet në spital për frakturë në mollëza, ndërsa marokeni dëmtime të tjera.

Me të mbërritur policia në vendngjarje ata u arrestuan dhe u denoncuan për kërcënime dhe mbajtje objektesh që shkaktojnë dhunë dhe dëmtime.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tronditet Suedia, një person qëllon me armë në supermarket, disa të plagosur
Emri i vajzës së Trump nuk është Ivanka, zbulohet e vërteta »
Article Logic
Execution time: 0.011774063110352
array(1) { ["section"]=> string(76) "terror-ne-firenze-shqiptari-i-dehur-e-me-thike-ne-dore-alarmon-qytetin-95732" }