Terror në Francë, një person thërret “Allahu Ekber”dhe sulmon 7 persona

Publikuar tek: bota, më 08:53 14-09-2017 Terror në Francë, një person thërret “Allahu Ekber”dhe sulmon 7 persona

Një person ka sulmuar 7 persona në Toulouse të Francës menjëhere sapo ka thirrur me zë të lartë “Allahu Ekber”.

Burri që ishte rreth moshës 40 vjeç pasi ka thirur me zë të lartë ka nisur të godasë me grushta dhe shkelma personat që ndodheshin në Bulevardin Frederic-Estebe.

Policia u njoftua menjëherë nga qytetarët dhe u deshën tre oficerë policie për të vënë në kontroll të dyshuarin, sipas medias franceze La Depeche.

Një dëshmitar rrëfeu: “Ne thjesht po bisedonim kur na u hodh sipër. Si fillim kapi djalin dhe pastaj goditi vajzën time. Vrapuam të tmerruar.”

Agresori nuk kishte armë por dy prej personave të sulmuar janë transportuar drejt spitalit me dëmtime të vogla.

Burri ishte i panjohur për autoritetet franceze. Ai dyshohet se është i një i sëmurë mendor i cili ka dalë nga spitali psikiatrik në Prill të këtij viti pasi ka nisur menjeherë të qajë sapo policët i kanë vënë prangat.

france_copy.jpg

toulouse.jpg

attack.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011435031890869
array(1) { ["section"]=> string(75) "terror-ne-france-nje-person-therret-allahu-ekber-dhe-sulmon-7-persona-92289" }