Terror në Gjermani, kamioni shtyp turmën në tregun e Krishtlindjeve (Foto)

Publikuar tek: bota, më 21:59 19-12-2016 Terror në Gjermani, kamioni shtyp turmën në tregun e Krishtlindjeve (Foto)

Të paktën 9 persona raportohet të ketë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga një kamion që ka hyrë mes turmës në një treg Krishtlindjesh.


Policia gjermane njofton për 9 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Berlin pranë Kishës Kaiser Wilhelm në sheshin Breitscheidplatz, raporton Newsbomb.al.

Forca të shumta policie dhe ambulance kanë mbërritur në vendngjarje. Janë të paqarta shkaqet e ngjarjes së rëndë. Sipas policisë gjermane dyshohet për një sulm të qëllimshëm terrorist.

Sch5he4h3e5jhot_1.jpg

dfgw4yqw4qydfgj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00813889503479
array(1) { ["section"]=> string(77) "terror-ne-gjermani-kamioni-shtyp-turmen-ne-tregun-e-krishtlindjeve-foto-63160" }