Terror në Gjermani, sulmohet rezidenca ku ndodhen Vladimir Putin e Melania Trump me "kokat" e G20

Publikuar tek: bota, më 12:28 07-07-2017 Terror në Gjermani, sulmohet rezidenca ku ndodhen Vladimir Putin e Melania Trump me

Imazhet tronditëse nga trazirat e mbrëmshme kanë vazhduar dhe gjatë ditës së sotme në Gjermani.

Disa persona të veshur me të zeza dhe me fytyrat e tyre të mbuluara, refuzuan t'i bindeshin urdhrave të policisë dhe u përplasën me qindra oficerë, shkruan newsbomb.al. Protesta të dhunshme vijojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Mijëra protestues dolën në rrugë pas takimit të G20, 2017, i cili po mbahet në qytetin e dytë më të madh të Gjermanisë.

Është mbledhur shtabi i emergjencave dhe rreth 20,000 policë  janë vendosur në rrugë për t'u përballur me deri në 100,000 protestues.

170706204108-23-hamburg-protests-0706-exlarge-169.jpg

Si pasojë kanë mbetur rreth 80 policë të plagosur. Hoteli ku ndodhet Putin me krerët e G20 është sulmuar nga protestuesit të cilët kanë dalë hapur kundër Samitit, shkruan newsbomb.al.  

260497.jpg

Liderët e G20-ës bisedojnë sot dhe nesër për një varg çështjesh, përfshirë tregtinë dhe ndryshimet klimatike. Në margjina të samitit, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

260507.jpg

Bisedimet e planifikuara midis Trumpit dhe Putinit janë të parat sy më sy prejse presidenti amerikan ka marrë detyrë në muajin janar. Dy liderët do të përpiqen të qetësojnë raportet e tensionuara dypalëshe për shkak të konflikteve në Siri dhe Ukrainë, si dhe ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

260493.jpg

Mediat gjermane bëjnë me dije se gjatë natës janë djegur me dhjetra makina policie. Krerët e G20 janë izoluar brenda rezidencës, ndërsa protestat e dhunshme vijojnë ende./Newsbomb.al/ 

170706204603-29-hamburg-protests-0706-exlarge-169.jpg

 g20-riots-992986.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shembet gjatë natës pallati në Itali, 7 persona të zhdukur, mes tyre dy fëmijë
Zbulohet talenti më i ri në futboll, triblimet e tij do t’ju lërë pa mend (VIDEO VIRALE) »
Article Logic
Execution time: 0.012320041656494
array(1) { ["section"]=> string(100) "terror-ne-gjermani-sulmohet-rezidenca-ku-ndodhen-vladimir-putin-e-melania-trump-me-kokat-e-g20-85350" }