Terror në Kinë, agresori therë 7 nxënës dhe plagos 13 të tjerë

Publikuar tek: bota, më 21:48 27-04-2018 Terror në Kinë, agresori therë 7 nxënës dhe plagos 13 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë në Kinën veriore aty ku një person ka plagosur 13 nxënës dhe therur 7 të tjerë .

Autori i ngjarjes është një 28 vjeçar ish nxënës i shkollës “Mizhi County Number Three” në provincën Shaanxi.

Ai është vënë menjëherë në pranga nga policia, ku pas arrestimit ka deklaruar se për këtë sulm është motivuar për t’u hakmarrë, pasi ai ishte ngacmuar në kohë kur ka qenë në vitin e tretë (ku studentët zakonisht janë 13-14 vjeç), raporton Stephen McDonell i BBC.

Sulmi ndodhi në shkollë rreth orës 18:10 në orën lokale, ku viktimat janë pesë vajza dhe dy djem, raporton policia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011883020401001
array(1) { ["section"]=> string(68) "terror-ne-kine-agresori-there-7-nxenes-dhe-plagos-13-te-tjere-118604" }