Terror në Paris: Pesë persona të armatosur me sëpata sulmojnë hotelin e famshëm Ritz-Carlton (Foto)

Publikuar tek: bota, më 22:12 10-01-2018 Terror në Paris: Pesë persona të armatosur me sëpata sulmojnë hotelin e famshëm Ritz-Carlton (Foto)

Pesë persona të maskuar dhe të armatosur me sëpata kanë terrorizuar klientët dhe stafit e një prej hoteleve më të njohur në botë, Ritz-Carlton në Paris të Francës.

Personat duket se kanë patur për qëllim të grabisin sendet me vlerë nga hoteli me pesë yje, pasi kishin dëgjuar se aty fshihet një diamant me vlerë mbi 3 milion euro.

Të maskuar, ata kanë hyrë nga dera kryesore dhe kanë nisur të thyejnë me sëpatë vitrinat në hotel dhe në kafen Hemingway. Klientët e terrorizuar kanë qëndruar për gati 6 minuta të shtrirë në tokë.

wwdf2gw34g3g.jpg

Policia i është përgjigjur në kohë rekord alarmit të stafit të hotelit dhe ka mbërritur në vendngjarje ku ka arrestuar 3 nga 5 grabitësit. Dy të tjerë kanë arritur të largohen. /Newsbomb.al

gre4ge4g4g4g.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.37112498283386
array(1) { ["section"]=> string(103) "terror-ne-paris-pese-persona-te-armatosur-me-sepata-sulmojne-hotelin-e-famshem-ritz-carlton-foto-106146" }