Terror në Paris, vijojnë të shtënat me armë, vriten dy policë

Publikuar tek: bota, më 21:25 20-04-2017 Terror në Paris, vijojnë të shtënat me armë, vriten dy policë

Të paktën dy policë kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga shkëmbimi i zjarrit me persona të armatosur mbrëmjen e sotme në rrugën e famshme “Champs Elysees”.

Disa media raportojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist, por nuk përjashtohet mundësia që personat e përfshirë në shkëmbimin e zjarrit të jenë grabitës, sipas dëshmitarëve, të armatosur me kallashnikov.

Reuters raporton se një prej autorve është vrarë në vendngjarje nga forcat e policisë.

Sakaq, mediat ndërkombëtare shkruajnë se të shtëna me armë janë dëgjuar sërish pas ngjarjes së parë, në një vend pak më larg. Forca të shumta policie, ambulanca dhe ekipet speciale anti terror kanë mbërritur në vendngjarje.

we4r234tr3t3t3t3t.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulm me armë në “Champs Elysees”, raportohet për viktima
Sulmi terrorist në Paris, identifikohet autori dhe organizata ku ishte pjesë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.012037992477417
array(1) { ["section"]=> string(69) "terror-ne-paris-vijojne-te-shtenat-me-arme-blindohet-kryeqyteti-75868" }