Terror në Spanjë, furgoni përplas turmën e njerëzve në zonën turistike të Barcelonës

Publikuar tek: bota, më 16:52 17-08-2017 Terror në Spanjë, furgoni përplas turmën e njerëzve në zonën turistike të Barcelonës

Një furgon është futur mes turmës së njerëzve në jë prej zonave turistike të Barcelonës në Spanjë duke plagosur disa persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ramblas pranë Plaça Catalunya. Autoritetet spanjolle njoftuan se dhjetra persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë si pasojë e përplasjes.

Turma njerëzish janë parë të largohen të tmerruar duke ulëritur. Ndërsa dëshmitarët thonë se pas përplasjes së parë me njerëzit në shesh, furgoni u tërhoq pas dhe nisi t’i godasë sërish.

Ende është e paqartë nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist. /Newsbomb.al

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Karrota i risjell pas 13 vitesh unazën e martesës prej diamanti
Të paktën dy të vdekur në zonën turistike të Barcelonës, terroristët e armatosur ngujohen në restorant »
Article Logic
Execution time: 0.011330127716064
array(1) { ["section"]=> string(89) "terror-ne-spanje-furgoni-perplas-turmen-e-njerezve-ne-zonen-turistike-te-barcelones-89392" }