TERROR PUBLIK/ Atentatori vret 3 veta, konfliktohet me qytetarët dhe bën vetëvrasje (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 19:07 18-11-2019 TERROR PUBLIK/ Atentatori vret 3 veta, konfliktohet me qytetarët dhe bën vetëvrasje (VIDEO) Njëri prej viktimave në Oklahoma ditën e sotme

SHBA-ja është tronditur sërish mëngjesin e sotëm në Oklahoma, ku një person i armatosur ka vrarë 3 qytetarë amerikanë në një parkim.

Sipas një burimi amerikan, atentatori ka qëlluar 9 herë duke lënë të vdekur 3 persona dhe më pas ka kryer vetëvrasje me armën e krimit teksa qytetarët i janë turrur për ta ndaluar.

Departamenti i policisë së Duncanit raporton se dy prej viktimave janë gjendur brenda një makine, ndërsa një tjetër është gjetur i vdekur jashtë automjetit (3 persona të bardhë, 2 meshkuj dhe një femër).

Policia ka rrethuar zonën dhe po heton në lidhje me këtë tragjedi.

Vitet e fundit, shumë qytete amerikane janë goditur nga atentatet në masë duke regjistruar një numër të madh viktimash. Vetëm ditën e djeshme vdiqën 4 persona në Florida nga një rast i ngjashëm.

Pavarësisht se një pjesë e madhe e opinionit publik ka kërkuar që të ndryshohet Amendamenti i Dytë i Kushtetutës amerikane, presidenti Trump ka refuzuar t'u përgjigjet pozitivisht kërkesave.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030493021011353
array(1) { ["section"]=> string(94) "terror-publik-atentatori-vret-3-veta-konfliktohet-me-qytetaret-dhe-ben-vetevrasje-video-186346" }