Terroristët somalezë sulmojnë bazën ushtarake amerikane

Publikuar tek: bota, më 22:31 30-09-2019 Terroristët somalezë sulmojnë bazën ushtarake amerikane Mogadishu, Somali

Xhihadistët e grupit terrorist të Al-Shabab kanë sulmuar ditën e sotme një bazë ushtarake amerikane në Somali, ku trupat po stërvisnin forcat speciale lokale somaleze.

Sulmi ndodhi në bazën Baledogle, në rajonin Shabelle e Poshtme, por nuk u raportua për viktima.

Përgjegjësinë për të e mori grupi militant Al-Shabab, duke thënë se ka përdorur makinë bombë për të hyrë në bazë.

Baza, e cila ndodhet rreth 100 km në perëndim të kryeqytetit Mogadishu, strehon forca speciale amerikane, forca speciale somaleze dhe paqeruajtës të Ugandës.

Shtetet e Bashkuara i kanë shtuar ndjeshëm sulmet ajrore kundër grupit Al-Shabab, i cili është i lidhur me Al-Kaidën, qëkur presidenti Donald Trump ka marrë detyrën në janar të vitit 2017.

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Al-Shababi ka kontroll mbi pjesë të mëdha të Somalisë dhe aftësi të kryejë sulme me bombardues vetëvrasës, pajisje eksplozive, mortaja dhe armë të vogla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090658664703369
array(1) { ["section"]=> string(62) "terroristet-somaleze-sulmojne-bazen-ushtarake-amerikane-180355" }