Terroristët sulmojnë restorantin, 20 të vdekur, mes tyre gra e fëmijë (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 11:19 22-01-2016

Një restorant në Mogadishu të Somalisë është sulmuar nga terroristë, të cilët kanë arritur të vrasin 20 persona. Fillimisht, ata sulmuan duke shpërthyer një makinë afër lokalit, ndërsa pas shpërthimit terroristët të cilët ishin të armatosur rëndë, kanë hapur zjarr kundër klientëve të restorantit duke vrarë 20 veta, ndërmjet tyre femra dhe fëmijë, raporton cnn.com.

Në vendin e sulmit kanë arritur pak më vonë forcat speciale e Somalisë dhe gjëndja u qetësua, ndërsa pak më vonë organizata terroriste e Al- Shabaab, e cila është e lidhur me Al-Kaida ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Anëtari i qeverisë së Somalisë, Abdisalam Aato ka thënë se “të gjithë sulmuesit janë vrarë. Forcat speciale janë duke kontrolluar çdo dhomë dhe duke kaluar nëpër shtëpitë fqinje. Ky është një akt barbar dhe ne e dënojmë këtë akt. Al-Shabaab është duke u përpjekur të prishë paqen dhe somalezët nuk do frikësohen".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029248952865601
array(1) { ["section"]=> string(79) "terroristet-sulmojne-restorantin-20-te-vdekur-mes-tyre-gra-e-femije-video-30669" }