Terroristët vrasin Dieselin, qenin 7 vjeç antieksploziv të policisë kombëtare franceze

Publikuar tek: bota, më 12:05 18-11-2015 Terroristët vrasin Dieselin, qenin 7 vjeç antieksploziv të policisë kombëtare franceze Foto e publikuar ne profilin zyrtar ne twitter te policise nacionale

Policia Nacionale në Francë raporton se në sulmet e mëngjesit të sotëm në Saint Denis ka mbetur i vrarë nga terroristët edhe një qen, që përdorej nga forcat e sigurisë. 

Eshtë vetë policia që e bën të ditur këtë fakt në Twitter, ndërsa flet për Dieselin, qenin 7 vjeçar që policia franceze e kishte trajnuar për gjetjen e lëndëve eksploziv.

“Qeni është vrarë nga terroristët në operacionet që janë në vazhdim në #SaintDenis” thuhet në njoftimin e policisë, një lajm, që menjëherë u pasqyrua nga gjithë mediat ndërkombëtare.

qeni1

Operacioni filloi në orën 04.20 të mëngjesit. Një grua kamikaze shpërtheu ndërsa policia ka arrestuar pronarin e pallatit ku ishin vendosur terroristët. Ky I fundit ka deklaruar se një mik i tij i kishte thënë tu jepte dhomë dy shtetasve belgë, por në asnjë rast ai nuk kishte menduar se ata ishin terroristë.

Ndërkohë, edhe pse policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të lënë zonën përreth rrethimit të policisë, sërish njerëz të shumtë janë vendosur për të parë operacionin që vijon. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.099022150039673
array(1) { ["section"]=> string(91) "terroristet-vrasin-dieselin-qenin-7-vjec-antieksploziv-te-policise-kombetare-franceze-25704" }