Terroristi i dënuar për drogë që u ‘fal’ nga gjykata, Mentor KIKIA kërkon arrestimin e 3 gjyqtarëve, mesazh dhe Bamir TOPIT e Kreshnik SPAHIUT (MESAZHI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:01 23-10-2019 Terroristi i dënuar për drogë që u ‘fal’ nga gjykata, Mentor KIKIA kërkon arrestimin e 3 gjyqtarëve, mesazh dhe Bamir TOPIT e Kreshnik SPAHIUT (MESAZHI) Abdulselam Turgut

Gazetari Mentor Kikia kërkon dënimin e 3 gjyqtarëve që caktuan masën ‘’arrest shtëpie’’ për Abdulselam Turgut, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, i cili rezultoi sot se ishte pjesë e organiztës terroriste ‘’QUDS’’.

Kikia e quajti skandaloz faktin që një person i kërkuar në 5 shtete dhe i kapur me 1 ton drogë të nxirret nga burgu. Ai fajëson gjyqtarët Gjin Gjoni, Agron Papajanin dhe Hysni Demirajn si fajtorët kryesorë që nuk garantuan ekstradimin e Turgut drejt Gjermanisë, ku ishte i dënuar.

Në fund, Kikia kërkon që të pyetet dhe Bamir Topi me Kreshnik Spahiun në lidhje me këtë rast, teksa në 2011 ushtronin funksionin e kreut dhë n/kryetarit të KLD-së.

Turgut u la në arrest shtëpie në 2011, por në momentin kur po përgatitej ekstradimi i tij drejt Gjermanisë, ai ishte larguar nga Shqipëria dhe ishte arratisur jashtë vendit. Sot, Policia e Shtetit deklaroi se Abdulselam Turgut organizonte celulën terroriste ‘’QUDS’’ për të goditur Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në ditën e Novruzit një vit më parë.

Mesazhi i Mentor Kikisë:
Meqë trafikanti iku, arrestoni gjykatësit. Bëni drejtësi!Nuk reshtëm së bërtituri atë kohë për këtë skandal. Kemi shkruar e folur pa fund për lirimin e trafikantit turk që sot doli një nga anëtarët e celulës terroriste iraniane. Por askush nuk deshi të dëgjojë. Një bandë gjykatësish vazhduan të qetë karrierën e zhvatjes. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që një trafikant, që kërkohet në 5 shtete për 1 ton kokainë, të nxirret nga burgu e të sigurohet në arrest shtëpie. E ku, në një vend pa adresë. Di njeri të thotë ku bie shtëpia: Kthesa e Kamzës, kati i 8? Nuk ka asnjë. Ose ka qindra shtëpi që janë në katin e 8 në dhjetra pallate tek Kthesa e Kamzës. Ku janë sot këta gjyqtarë? Përse nuk arrestohen? Gjin Gjoni ka marrë edhe leje lindjeje për të shtyrë vettingun.

Reforma thjeshtë disa prej tyre i ka përjashtuar, por po gëzojnë të qetë paratë e trafikantit turk.
KLD kryesohej atekohe nga Bamir Topi, President i Republikes dhe Kreshnik Spahiu, nenkryetar. Mund te dine edhe keta ndonje gje.

kikia.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02690601348877
array(1) { ["section"]=> string(153) "terroristi-i-denuar-per-droge-qe-u-fal-nga-gjykata-mentor-kikia-kerkon-arrestimin-e-3-gjyqtareve-mesazh-dhe-bamir-topit-e-kreshnik-spahiut-mesazhi-183206" }