Terroristi i shumëkërkuar për sulmet në Paris ndodhet në Bruksel, flet në “Skype” me shokët

Publikuar tek: bota, më 11:49 22-11-2015 Terroristi i shumëkërkuar për sulmet në Paris ndodhet në Bruksel, flet në “Skype” me shokët

Salah Abdeslam ndodhet ende në Bruksel. Sipas ABC News në Amerikë terroristi i cili kërkohet nga e gjithë bota, si i i akuzuar për masakrën në Paris, ka kontaktuar me shokët e tij përmes një llogarie në Skype.

Shokët e terroristit që kanë mësuar se Abdeslam fshihet ende në Bruksel kanë kontaktuar menjëherë me vëllain e tij Mohamedin, i cili ka thënë në polici “Unë besoj se ndodhet në Bruksel dhe i bëj thirrje të dorëzohet”.

Adbeslami, sakaq, kërkohet edhe nga ISIS pasi nuk e hedhi veten në erë. Një mik i tij, ka thënë për ‘’Daily Mirror’’ se nuk mund të dorëzohet, pasi do të ketë pasoja për familjen e tij nëse e bën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011105060577393
array(1) { ["section"]=> string(94) "terroristi-i-shumekerkuar-per-sulmet-ne-paris-ndodhet-ne-bruksel-flet-ne-skype-me-shoket-26017" }