Terrorizëm edhe në Londër. Gjendet bombë në aeroportin ''Gatwick''

Publikuar tek: bota, më 14:26 14-11-2015 Terrorizëm edhe në Londër. Gjendet bombë në aeroportin ''Gatwick''

Një person i dyshuar për akte terroriste u arrestua sot në aeroportin e Gatwickut në Londër nga policia e Londrës.

37-vjeçari Venezuelan mbërriti nga një fluturim i British Airlines nga Amerika e Jugut dhe granata iu gjet në valixhen e tij, ku pas skanimit në aeroport u vu re një objekt i dyshimtë që rezultoi të ishte një bombë e aktivizuar.

Alarmi u përhap menjëherë dhe pas mbërritjes së skuadrave speciale  të policisë për caktivizimin e bombave, të gjitha terminalet u mbyllën e u anulluan gjithë fluturimet, duke bërë që 4000 pasagjerë të mbylleshin në aeroport.

Personi i dyshuar u arrestua menjëherë, por identiteti i tij nuk jepet, ndërkohë që u arrestuan edhe tre persona të tjerë të dyshuar në lidhje me ngjarjen, të cilët po merren në pyetje.

Nuk ka ende të dhëna të mëtejshme në lidhje me ngjarjen e parandaluar në aeroportin Gatwick.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12095189094543
array(1) { ["section"]=> string(67) "terrorizem-edhe-ne-londer-gjendet-bombe-ne-aeroportin-gatwick-25416" }