“Terrorizmi”/ Grup hetimor i përbashkët Itali-Shqipëri- Kosovë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:53 29-01-2015 “Terrorizmi”/ Grup hetimor i përbashkët Itali-Shqipëri- Kosovë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka pritur sot në një takim homologun e tij kosovar, Skënder Hyseni, ku kanë diskutuar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy shteteve tona.

Dy ministrat kanë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis policisë shqiptare dhe asaj kosovare, ndërsa kanë lajmëruar edhe për grupin e përbashkët hetimor që do të ngrihet midis Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Bashkimi i Kosovës në këtë grup vjen si iniciativ e Shqipërisë për të pasur më shumë efikasitet në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizimit.

Ministri Hyseni është shprehur se Kosova dhe Shqipëria nuk duhet të kthehen në vende origjine të terrorizmit, duke e konsideruar këtë fenomen deri më tani si të kontrollueshëm.

I pyetur nga gazetarët për ngjarjen e ndodhur sot në Spanjë, ku një helikopter me drogë i drejtuar nga majori shqiptarë Sokol Feka u rrëzua duke shkaktuar edhe vdekjen e pilotit, ministri Tahiri është shprehur se pala shqiptare ka nisur hetimet paraprake për këtë çështje duke mos dhënë më shumë detaje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli bashkiak Vlorë miraton me unanimitet buxhetin
Droga/Piloti Sokol Feka kompani pastrimi, dyshimet për lidhjen me botën e krimit në kazino »
Article Logic
Execution time: 0.010831832885742
array(1) { ["section"]=> string(63) "terrorizmi-grup-hetimor-i-perbashket-itali-shqiperi-kosove-1858" }