Terrorizmi, mbikqyren 15 luftëtarë shqiptarë të kthyer nga Siria

Publikuar tek: aktualitet, më 08:16 23-01-2015 Terrorizmi, mbikqyren 15 luftëtarë shqiptarë të kthyer nga Siria

Që prej 1 janarit Njësia Antiterror e Ministrisë së Brendshme ka nisur mbikqyrjen e 15 shqiptarëve të kthyer nga lufta në Siri. Këta shqiptarë mendohet se kanë luftuar në Siri dhe dyshimi kryesor është se ata mund të vazhdojnë rekrutimet për shqiptarë të tjerë. Në vëzhgim janë të gjitha bazat ku dyshohet se mund të ketë aktivitet për rekrutimin e shqiptarëve drejt Sirisë.

Objektet më të vëzhguara nga efektivët e Antiterrorit janë xhamitë ‘’ilegale’’, ku dyshohet ngritja brenda tyre e celulave të radikalizmit fetar.

Sipas Gazetës Shqiptare, burimet rrëfejnë se ka ende shqiptarë që dërgojnë luftëtarë drejt Sirisë pasi i rekrutojnë ata në Shqipëri.

Po kështu kontroll i rreptë do të kryehet edhe në aeroport, për çdo rast të dyshimtë.

Ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi deklaroi se Shqipëria rrezikohet nga terrorizmi, për shkak të pjesmarrjes në luftrat e Irakut dhe Afganistanit si dhe sepse qindra shqiptarë kanë shkuar të luftojnë në Siri.

“Për më tepër terrorizmi sot mund të lindë edhe nga faktorë lokalë. Ka grupe të vogla që sajohen, shpërndahen dhe mblidhen sërish dhe nuk është e lehtë t’i ndjekësh. Është më e vështirë. Këto fakte duhet t’i kemi parasysh dhe duhet ta rrisim gatishmërinë ndaj rrezikut. Më parë grupe ekstremiste e përdornin Shqipërinë si një strehë komode për t’u fshehur. Ata ishin arabë, kishin pasaporta në arabisht dhe ne u morëm me ta. Por sot problemi është ndryshe. Sot duhet të trembemi nga shqiptarët që janë indoktrinuar. Kanë shkuar në luftë dhe do kthehen një ditë. Mund të kenë marrë një detyrë, ndaj të gjitha janë të mundshme. Askush nuk mund të japë garanci në këtë luftë. Sot kemi përballë bijtë e Shqipërisë që kanë rënë pre e ideologjisë”, tha Fatos Klosi në emisionin ‘’Top Story” në ‘’Top Channel”.

Tre ditë më parë në Shqipëri mbërriti zëvendësdrejtori i Policisë Italiane Roberto Della Rocca, për të folur me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Artan Didi për problemet e terrorizmit.

Zëvendësdrejtori i Policisë Italiane Roberto Della Rocca ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova mund të shërbejnë si pikë tranziti për terroristët. Della Rocca i cilësoi këto vende kyçe, me autoritetet e të cilave duhet patur bashkëpunim i përhershëm për neutralizimin e çdo veprimtarie terroriste.

''Shqipëria dhe Kosova mund të shërbejnë edhe si pika tranziti dhe përvoja e këtyre ditëve të fundit na ka mësuar se çdo vend mund të shërbejë si pikë tranziti për fenomene të tillla. Gjithsesi duke qenë se Kosova dhe Shqipëria ndodhen në atë rrugëkalimi të lidhjes nga vendet e Lindjes dhe të Europës Perëndimore sigurisht që bashkëpunimi i autoriteteve i këtyre vendeve është thelbësor për ne", ka theksuar Della Rocca.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjekja Dokle: Shefat dhe pedagogët e mjeksisë “kanë blerë” ministrat
BE, Fleckenstein: 21 Janari po zvarritet, presim drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.013215780258179
array(1) { ["section"]=> string(68) "terrorizmi-mbikqyren-15-luftetare-shqiptare-te-kthyer-nga-siria-1254" }