Terrorizmi, Twtter bllokon me urgjencë mijëra profile

Publikuar tek: bota, më 09:08 22-03-2017 Terrorizmi, Twtter bllokon me urgjencë mijëra profile

Kompania Twitter ka njoftuar mbrëmë se i ka pezulluar 376,890 profile në pjesën e dytë të vitit të kaluar, për shkak të “promovimit të terrorit”, që paraqet rritje për 60% në krahasim me 6 muajt e parë të vitit 2016.

Bllokimi i fundit e sjell në 636,248 numrin e profileve të suspenduara prej gushtit të vitit 2015, kur Twitter i shtoi përpjekjet për ndaljen e “ekstremizmit të dhunshëm”.

Twitter, Facebook dhe rrjetet e tjera sociale, janë nën presion nga qeveritë në gjithë botën që t’i bllokojnë militantët, të cilët e përdorin Internetin për rekrutim dhe për lansim të sulmeve.

Në një njoftim të ndarë, Twitter ka thënë se kërkesat e qeverive për të dhënat e shfrytëzuesve janë rritur 7% në pjesën e dytë të vitit 2016, në krahasim me pjesën e parë të vitit të kaluar. /REL/ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ylli i NBA, Shaquille O’Neal: Po ju tregoj të vërtetën, Toka është e sheshtë
Refuzoi rihapjen e çeshtjes, miqtë e David Brown në protestë: Tragjike ç’ndodh në atë shtet »
Article Logic
Execution time: 0.0091941356658936
array(1) { ["section"]=> string(58) "terrorizmi-twtter-bllokon-me-urgjence-mijera-profile-72745" }