Policia e Durrësit ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi ky i fundit nën kërcënimin e thikës mëngjesin e sotëm ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë, pranë stacionit të trenit.
Mësohet se 34-vjeçari i identifikuar si Kreshnik Margjonaj është futur në bankë dhe ka kërcënuar me thikë arkëtaren duke e terrorizuar.
Punonjësit e bankës kanë lajmëruar menjëherë policinë. 34-vjeçari akuzohet për grabitje të armatosur dhe me dhunë.