Terrorizoi gjithë Kombinatin me shpërthimin e karburantit, flet autori i ‘incidentit’: Shtypa pa dashje gazin...(DEKLARATA NË POLICI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:08 27-12-2019 Terrorizoi gjithë Kombinatin me shpërthimin e karburantit, flet autori i ‘incidentit’: Shtypa pa dashje gazin...(DEKLARATA NË POLICI) Nga shperthimi i karburantit

Miklovan Barmashi është i riu 24-vjeçar që mbrëmjen e djeshme terrorizoi gjithë Kombinatin me shpërthimin e karburantit.

 

Ai tashmë është vënë nën akuzë dhe është arrestuar për Shkatërrim i pronës”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndërkaq, në dëshminë e dhënë në polici, i riu ka pohuar se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

“Shtypa pa dashje gazin  teksa po shkoja të furnizoja mmororin në karburant. Motori eci para dhe u përplas me tubin e gazit. Kur shpërtheu gazi ika nga frika, dhe jam larguar drejt shtëpisë”, ka pohuar Barmashi.

Kujtojmë që dje i riu teksa drejtonte pa leje drejtimi një motoçikletë ka humbur kontrollin duke u përplasur me bombolën e gazit të një karburanti, e cila shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve, duke shkaktuar rrjedhje të saj dhe më pas djegien e gjithë pikës së karburantit.

Nga përplasja nuk ka pasur persona të plagosur, vetëm dëme materiale të mjetit të aksidentuar dhe dëmtimi i një prej shtyllave ndriçuese të rrugës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010318994522095
array(1) { ["section"]=> string(132) "terrorizoi-gjithe-kombinatin-me-shperthimin-e-karburantit-flet-autori-i-incidentit-shtypa-pa-dashje-gazin-deklarata-ne-polici-190505" }