Testamenti i Bin Laden, udhëzon familjarët si t’i shpenzojnë 29 milionë dollarët e tij

Publikuar tek: bota, më 22:45 01-03-2016 Testamenti i Bin Laden, udhëzon familjarët si t’i shpenzojnë 29 milionë dollarët e tij

Osama bin Laden, i cili urdhëroi sulmet e vitit 2001 të al-Qaidës kundër Shteteve të Bashkuara, në të cilat u vranë rreth 3 mijë njerëz, ka lënë një testament. Në testamentin e tij ai thotë se ka një pasuri personale me vlerën e 29 milionë dollarëve, pjesën më të madhe të të cilave ai do që të shpenzohet “për xhihad, për hir të Allahut”.

Shtetet e Bashkuara e bënë publik testamentin e Bin Ladenit sot, pjesë e 113 dokumenteve të gjetura në kompleksin e tij në Abbottabad të Pakistanit, kur pesë vjet më parë atë e vranë komandot amerikane gjatë një sulmi.

Dokumentet, të shkruara në arabisht, të përkthyera dhe të deklasifikuara nga agjencitë amerikane të zbulimit, bënin pjesë në grupin e dytë të dokumenteve të publikuara, të cilat anëtarët e forcave “Seals” të marinës amerikane i morën nga vendi ku banonte Bin Ladeni me gruan dhe të afërm të tij. Shtetet e Bashkuara thonë se kanë në plan të publikojnë edhe dokumente të tjera të Bin Ladenit gjatë muajve të ardhshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Udhëtoi me pasaportën e të dashurës tij deri në Gjermani pa asnjë problem (FOTO)
SHBA: “Super e marta”, dita më e rëndësishme për zgjedhjet paraprake brenda partive »
Article Logic
Execution time: 0.012976884841919
array(1) { ["section"]=> string(91) "testamenti-i-bin-laden-udhezon-familjaret-si-t-i-shpenzojne-29-milione-dollaret-e-tij-33958" }