Testet e shpejta, flet epidemiologia Eugena Tomini: Do të kryhen në pesë ditët e para të shfaqjes së shenjave klinike

Publikuar tek: aktualitet, më 22:27 05-12-2020 Testet e shpejta, flet epidemiologia Eugena Tomini: Do të kryhen në pesë ditët e para të shfaqjes së shenjave klinike Eugena Tomini

Nga dita e nesërme do të hyjnë në përdorim edhe testet e shpejta të anti-genit, me anë të të cilave rezultati nëse një person është i infektuar ose jo me koronavirus del për 30 minuta.

Epidemiologia Eugena tomini në një intervistë në Vizion Plus u shpreh se testet e shpejta do të kryheen te personat që janë në 5 ditët e para të shfaqjes së shenjave klinike.

“Epidemiologët do të vendosin kryesisht për kryerjen e testimit sipas rasteve, sipas një përkufizimi për personat që duhet të testohen, ata që janë me shenja klinike deri në ditë e pestë. Nëse janë kaluar pesë ditët, referimi është përkundrejt testit të PCR që realizohet në laboratorë”, tha Tomini.

Sipas Tominit, testet e shpejta janë shumë efektive dhe japin një dorë të mirë në menaxhimin e situatës.

“Ky test është efektiv deri në nivelin e 100%, gati me një shenjë të barabartë me PCR. Është shumë e rëndësishme që eshtë një test diganostikues, që është shumë efektiv dhe me shumë ndihmesë. Jep rezultat deri në 30 minuta. Është një ndihmesë e jashtëzakonshme.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I infektuar me COVID-19, rëndohet gjendja shëndetësore e neurologut Drini Dobi, dërgohet me urgjencë në Itali
Kthjellime e vranësira, mësoni si do jetë moti sot »
Article Logic
Execution time: 0.012679815292358
array(1) { ["section"]=> string(122) "testet-e-shpejta-flet-epidemiologia-eugena-tomini-do-te-kryhen-ne-pese-ditet-e-para-te-shfaqjes-se-shenjave-klinike-230314" }