“Testet po u bëhen deputetëve”, Rama i përgjigjet Bashës: Për të ardhur keq, strategjinë e testimeve e vendos Komiteti ekspertëve

Publikuar tek: politike, më 22:01 09-04-2020 “Testet po u bëhen deputetëve”, Rama i përgjigjet Bashës: Për të ardhur keq, strategjinë e testimeve e vendos Komiteti ekspertëve FotoMontazh: Kryeministri Rama - Kreu i PD Lulzim Basha

Kryeministri Rama i ka quajtur fjalë tragji-komike të një kryetari partie deklaratat e Lulzim Bashës se testet për koronavirusin po iu bëhen deputetëve dhe jo njerëzve të thjeshtë.

“Unë nuk dua të humbasë kohë me kryetarin e PD sepse realisht ëshë për të ardhur keq sepse në mes të një lufte ku njerëzit meritojnë që çdo figurë publike tu japi mbështetje, ndihmë solidare, fjalë të tilla janë tragji-komike për një kryetar partie. Testet nuk janë ushqime që po u hiqen nga goja njerëzve në nevojë dhe po i gllabërojnë deputetët”, u shpreh Rama në një intervistë për Eni Vasilin.

Ndërkohë, për strategjinë e testimit Rama tha se atë e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe jo ai apo Qeveria.

“Së pari strategjinë e testimeve se bëj unë, as qeveria por e këtë e bën komiteti teknik i ekspertëve. Dhe mund ta them me plotë gojën që kemi një grup ekspertësh që absolutisht nuk kanë asgjë më pak se ekspertët e vendeve të zhvilluara. Unë nuk dua të hyjë në këtë polemikë absurde të testve por dua të them kaq: Për mua si kryeminstër ka rëndësi rezultati. Dhe rezultati sot është se ne kemi vetëm 18.2 të shtretërve ne dispozicion të zënë, që do të thotë se jemi shumë larg asaj situate ku janë shumë vende të botës që nuk kanë vende për të shtruar njerëzit e sëmurë”, shtoi kryeministri Rama.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.021522045135498
array(1) { ["section"]=> string(131) "testet-po-u-behen-deputeteve-rama-i-pergjigjet-bashes-per-te-ardhur-keq-strategjine-e-testimeve-e-vendos-komiteti-eksperteve-202051" }