Kjo është stërvitja e parë e djemve të kombëtares shqiptare në Austri, teksa përgatiten për dy miqësoret e fundit, pak para fillimit të ndeshjeve në Francë 2016.
Trajneri Gianni De Biasi ka realizuar një ndeshje me 2 pjesë 12 minutëshe për të testuar formën fizike të lojtarëve.
Kështu, Berisha, Hysaj, Ajeti, Rrahmani, Lenjani, Basha, Lila, Roshi dhe Cikalleshi kanë fituar falë tripletës fantastike të Cikalleshit.
Pjesa tjetër e skuadrës të përbërë nga Hoxha, Cana, Mavraj, Gjimshiti, Shala, Abrashi, Rrashica, Gashi dhe Balaj humbi me një gol të vetëm të realizuar nga shkodrani.