Testi i COVID-19 në Spitalin Amerikan, Albana Daka: Nga e hëna fillon testimi në laboratorin e posaçëm

Publikuar tek: aktualitet, më 14:09 26-03-2020 Testi i COVID-19 në Spitalin Amerikan, Albana Daka: Nga e hëna fillon testimi në laboratorin e posaçëm Albana Daka

Albana Daka mjeke laboratori nutricioniste në Spitalin Amerikan ndërsa ka folur për testin e koronavirusit ka theksuar se ai ka një kosto të konsiderueshme, por edhe një risk të madh prandaj bëhet në laboratore të sigurisë së lartë.

“Ne nuk kemi kapacitete financiare për të testuar të gjithë popullsinë. Bërja e një testi ka një kosto të konsiderueshme dhe një risk për stafin. Stafi është gjithmonë nëntest për të eliminuar infektimin. Nëse një pacient do ta bëjë në mënyrë private shkon nga 150 në 350 euro. Testet bëhen në laboratore që konsiderohen laboratorë të sigurisë së lartë”, tha Daka ndërsa shtoi se nga java që vjen testimi do të kryhet edhe tek Spitali Amerikan në laboratorin e posaçëm.

Gjatë bisedës në studion e “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin doktoresha ka folur për testin serologjik e cila shpjegoi se është niveli i antikorpeve që organizmi krijon pasi virusi ka kaluar në organizëm. Sakaq ajo ka shpjeguar se pas kalimit të çdo gjendje virale krijohet sistemi imunitar, që mund të ndodhë nga kalimi i virusit ose nga vaksina.

 “Nëse kemi prezencë të antikorpeve IgG do të thotë se virusi ka kaluar, ndërsa nëse jemi pozitiv për antikorpin IgM do të thotë që virusi është prezent. Në pamundësi të daljes së vaksinës krijimi i vetëmbrojtjes, është gjëja më e mirë që mund të bëjë”, shtoi ajo më tej ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089669227600098
array(1) { ["section"]=> string(107) "testi-i-covid-19-ne-spitalin-amerikan-albana-daka-nga-e-hena-fillon-testimi-ne-laboratorin-e-posacem-200146" }