Testimi i infermierëve, ja çfarë do të përmbajë provimi

Publikuar tek: aktualitet, më 13:16 16-02-2015 Testimi i infermierëve, ja çfarë do të përmbajë provimi

Ministria e Shëndetësisë publikon fushat, tek të cilat do të bazohen pyetjet për testimin e infermierëve në Shqipëri. Testimi do të nisë me infermierët, për të vazhduar më tej me mjekët për vlerësimin e njohurive dhe aftësive gjatë punës së tyre.

Testi do të përmbajë pyetje të aparatit lokomotor, dekubituset, etika dhe komunikimi, gjumi dhe pushimi, infeksionet spitalore, lëngjet dhe elektrolitet, medikamentet, menaxhimi i dhimbjes, oksigjenimi, shënjat  vitale dhe siguria e pacientit, stresi dhe testet diagnostike. Më tej një sërë pyetjesh do të jenë të lidhura me urgjencën, ushqyerjen dhe  higjenën.

Testimi ka ndeshur në protesta të mjekëve dhe infermierëve, të cilët e vlerësojnë atë ‘’poshtërues’’, duke qenë se kanë kaluar në provime më të rëndësishme të diplomës dhe licencës. Sipas mjekëve testi nuk çon në asnjë rezultat të vlefshëm për mjekësinë shqiptare. Por Ministria e Shëndetësisë është e vendosur ta kryejë këtë testim, duke thënë se nuk bëhet për efekte të pezullimit nga puna të mjekëve dhe infermierëve, por për marrjen e të dhënave statistikore të kapacitetit të tyre. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, tha gjatë kohës që jepte përgjigje në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë se mjekët dhe infermierët do të mblidhen në disa zona të vendit për t’u testuar, sipas afërsisë me zonën ku punojnë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO Lajm/ Shembet traseja, rrezikohet vagoni tek Shkëmbi i Kavajës
Aksidenti në minierë, inspektorët: U shkel rregullorja »
Article Logic
Execution time: 0.013498067855835
array(1) { ["section"]=> string(59) "testimi-i-infermiereve-ja-cfare-do-te-permbaje-provimi-3510" }