Tetë muaj në përballje me pandeminë, Manastirliu motivon stafin e Infektivit dhe njofton hapjen e Spitalit 'COVID 3': Sapo të jetë e nevojshme do…

Publikuar tek: politike, më 14:00 25-10-2020 Tetë muaj në përballje me pandeminë, Manastirliu motivon stafin e Infektivit dhe njofton hapjen e Spitalit 'COVID 3': Sapo të jetë e nevojshme do… Ministrja Ogerta Manastirliu viziton Spitalin Infektiv

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar ditën e sotme Spitalin e Infektivit, ku ka shprehur mbështetjen dhe motivuar stafin, disa prej të cilëve kanë plot 8 muaj që përballen intensivisht me pandeminë e Covid-19.

Manastirliu iu pëgjigj edhe akuzave të opozitës për “gjendjen katastrofike” dhe “tejmbushjen e dy spitaleve” të vëna në dispozicion për pacientët e prekur nga koronavirusi.

Ajo tha se spitali “Covid 3” është i kompletuar, por hapja do të bëhet vetëm kur të jetë e nevojshme, çka do të përcaktohet nga mjekët.

“Si mund të thuhet që s’ka spital Covid-3, hajde nesër shkojmë e vizitojmë. Ne do ta hapim këtë spital, sa të jetë e nevojshme do të hapet. Kur të thoni ju, kur të thonë mjekët”, tha ndër të tjera Manastirliu. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama pritet me lëvdata gjatë inspektimeve në Manzë: Je baba i këtij shteti
Pas “planit me 5 PIKA” për ekonominë, Basha publikon “4 HAPAT” për shëndetësinë: Të rriten urgjent testimet »
Article Logic
Execution time: 0.010947942733765
array(1) { ["section"]=> string(148) "tete-muaj-ne-perballje-me-pandemine-manastirliu-motivon-stafin-e-infektivit-dhe-njofton-hapjen-e-spitalit-covid-3-sapo-te-jete-e-nevojshme-do-225083" }